Projektet
01
Prej vitesh jemi pjesë e ndërtimeve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Sot jemi të pranishëm edhe në Mal të Zi, ku nga zyra dhe depoja jonë në Podgoricë u ofrojmë ndërtuesve, arkitektëve dhe investitorëve të njëjtin nivel shërbimi. Nga shtëpitë individuale deri te kullat e banimit, qendrat tregtare dhe qendrat logjistike. Sigurojmë që materialet të vijnë nga prodhuesi deri në kantier në kohën e duhur, me logjistikën tonë dhe me partnerë ndërkombëtarë që i njohim prej vitesh.
02
Përveç furnizimit, ekipi ynë teknik qëndron pranë ndërtuesve dhe arkitektëve: llogaritje materialesh, detaje montimi dhe këshillim për çdo pjesë të ndërtesës. Pas çdo projekti qëndron e njëjta punë: materiali i duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur.