
Nga themelet deri te vizioni i së ardhmes
Kush jemi ne dhe çfarë ofrojmë
Ymalko prej vitesh është bërë një pikë referimi në tregun e materialeve të ndërtimit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Sot jemi të pranishëm edhe në Mal të Zi, ku nga zyra dhe depoja jonë në Podgoricë u ofrojmë ndërtuesve, arkitektëve dhe investitorëve të njëjtin nivel shërbimi. Me përvojë shumëvjeçare dhe bashkëpunime të qëndrueshme me markat më të njohura ndërkombëtare, kemi fituar besimin e partnerëve dhe të projekteve më ambicioze në rajon. Ajo që na karakterizon është përkushtimi për cilësi të lartë, transparencë në bashkëpunim dhe respekt ndaj çdo partneri.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë materialesh ndërtimi të zgjedhura me kujdes, të dizajnuara për të përmbushur pritshmëritë më të larta të tregut. Çdo produkt që ofrojmë pasqyron standarde të avancuara profesionale dhe synimin tonë për të mbështetur projekte bashkëkohore, funksionale dhe me vlerë afatgjatë.
- 1000+Produkte
- 4Tregje rajonale
Projekte që dëshmojnë cilësinë e materialeve
Misioni
Të ofrojmë materiale ndërtimi të avancuara, të certifikuara dhe të përzgjedhura me kujdes nga prodhuesit më të njohur botërorë. Synimi ynë është t’u mundësojmë ndërtuesve dhe arkitektëve të realizojnë projekte me standarde të larta cilësie dhe përfundime perfekte.
Vizioni
Të forcojmë pozitën tonë si distributori lider i materialeve ndërtimore në rajon, duke sjellë inovacione që përmirësojnë mënyrën si ndërtohet dhe si perceptohet ndërtimi modern. Ymalko është sinonim i besueshmërisë, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj çdo klienti.
Qëllimi
Të ofrojmë zgjidhje bashkëkohore për çdo projekt ndërtimi nga hapësirat banesore deri te objektet më komplekse. Përmes partneriteteve afatgjata dhe ekspertizës sonë, ndihmojmë klientët të krijojnë mjedise funksionale, estetike dhe të përshtatura për të ardhmen.
Çdo bashkëpunim me ne është garanci për rezultat afatgjatë.

Si bëjmë diferencën
Me rrjet të fortë partnerësh ndërkombëtarë dhe logjistikë të besueshme, sigurojmë që çdo klient të ketë furnizim të shpejtë dhe të sigurt me materialet tona cilësore.
Përveç produkteve të certifikuara, ofrojmë mbështetje teknike dhe këshillim profesional për t’i ndihmuar tregtarët, ndërtuesit, arkitektët dhe investorët të marrin vendimet më të përshtatshme për çdo projekt.
Vlerat tona
- Transparencë
- Korrektësi
- Përgjegjësi